Grabitja në Rinas,PD: Rama hesht
prej 10 ditësh po mbron krimin

Grabitja në Rinas,PD: Rama hesht<br />prej 10 ditësh po mbron krimin
Ndërsa kanë kaluar 10 ditë nga grabitja në aeroportin e Rinasit , ende nuk ka dalë asnjë përgjegjës për këtë ngjarje të rëndë.

Kreu i Departamentit të Sigurisë në Partinë Demokratike Enkelejd Alibeaj, tha se ndërsa u cënua siguria në vend, kryeministri ka heshtur për këtë ngjarje, e cila sipas tij dëshmon rënien e shtetit.

Ja deklarata e plotë e Enkelejd Alibeajt
Prej 10 ditësh, goditja më e rëndë e sigurisë kombëtare, pushtimi me armë e me maska i aeroportit të vetëm ndërkombëtar, është shoqëruar me heshtjen e plotë të Edi Ramës. Asnjë cicërimë prej tij, edhe pse ngjarja në mesditën e 30 qershorit në Rinas, konfirmoi rënien totale të shtetit, të çdo standardi sigurie në vend.
U përpoq me metoda bizantine të gjente fajtorë e përgjegjës jashtë vetes, por dështoi pasi faktet e bera publike nga opozita, nga mediat dhe nga zyrtarët e Aeroportit, tregojnë se policia ka qënë vetëm disa metra larg grabitjes dhe nuk ka reaguar.
Drejtori i Kufirit në Ministrinë e Brendshme, e ka konfirmuar vetë se policët kanë qënë fare pranë vendit ku ndodhi grabitja, por sipas tij nuk kanë pasur fushëpamje. Pra në fushën e hapur të pistës së avionëve, policët nuk kanë arritur të dallojnë persona me maska dhe të armatosur që grabisin disa thasë me euro dhe ikin pa u hyrë ferrë në këmbë.
Këto rrethana, kalimi i 10 ditëve pa gjetur asnjë autor, ngjarje të rënda të përsëtirura në këtë aks që është një nyje strategjike, dëshmojnë rënien e shtetit, rënien e çdo standardi të sigurisë në këto 3 vite.
Arsyeja kryesore pse krimi arriti në këtë nivel të paimagjinueshëm, ka të bëjë me;
rënien e ligjit në këto 3 vite,
me sundimin e bandave,
me krimin e veshur me pushtet dhe pushtetin e veshur me krim,
me drogën që ka mbuluar cdo pëllëmbë të vendit,
me trafikun e armëve,
me inkriminimin e pikave kyçe të policisë
me faktin se kriminelë të njohur ulen në zyrën e ministrit të brenshëm për ndërmjetësime private,
me faktin se kriminelë, trafikantë, vrasës e përdhunues me Edi Ramën u bënë deputetë, kryetarë bashkie e shefa të zyrave publike.
Janë të gjithë këto arsyet pse krimi goditi, sulmoi dhe pushtoi aeroportin e vetëm ndërkombëtar në vend. Janë të gjithë këto arsyet pse Shqipëria, me Edi Ramën, nuk është më një vend i sigurtë.​

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'