Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho i ka drejtuar një letër Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ku i kërkon informacion për grabitjen e rreth 1 milion eurove në aeroportin e Rinasit.
Kjo kërkesë e Spartak Brahos vjen vetëm pak ditë pas debateve të bëra në Komisionin e Sigurisë Kombëtare mes deputetëve të Partisë Socialiste, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike për çështjen e grabitjes në Rinas.
Deputetët e djathtë akuzuan policinë për neglizhencë në këtë ngjarje, ndërkohë që deputeti i LSI-së Luan Rama tha se, nëse një ngjarje e tillë do ndodhte kur ai ishte Ministër i Rendit, ai do të shkarkohej.
Ndërkohë, palët politike gjatë gjithë këtyre ditëve, që pas grabitjes së ndodhur në Rinas ku u morën dy thasë me 995 mijë euro, janë përfshirë në deklarata e kundërdeklarata, ndërkohë që Ministri i Brendshëm, ai i Transporteve dhe Ministrja e Mbrojtjes kanë propozuar që të rishikohet kontrata e koncensionarit të Rinasit, nëse hetimet faktojnë se përgjegjësia ka qenë e TIA-S.
Por TIA në një deklaratë për shtyp, pas ngjarjes, ka akuzuar policinë e shtetit se ka reaguar me vonese, por kjo e fundit ka deklaruar se përgjegjësia sipas kontratës është e saja.
Grabitja në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit ka ndodhur më 30 qershor kur tre persona të armatosur u futën brenda aeroportit dhe morën paratë nga një blind i një kompanie private e cila ishte duke i transportuar ato drejt aeroplanit me destinacion jashtë vendit.
Menjëherë pas ngjarjes u bë publik edhe një raport, përmes të cilit, doli në pah fakti se disa kohë më parë në aeroportin e Rinasit ishin bërë disa testime, ku u kaluan mjete të forta, tritol e materiale të tjera.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

kërkon informacion nga TahiriArkiv/ Lajmet për grabitjen në Rinas">