Grabitja në TEG, gjenden armët
e rrobat e babagjyshëve hajdutë

 TIRANE- Dy automatikë kallashnikovë, një palë xhinse, një bluzë janë gjetur nga policia e kryeqytetit në një kosh mbeturinash pranë zonës së Sanatoriumit në lagjen Sauk të kryeqytetit.

Armët janë gjetur pak kilometra larg qendrës tregtare "TEG" në kryeqytet, ku pasditen e djeshme katër persona të maskuar si Babagjyshi i Vitit të Ri shfrytëzuan atmosferën e festave për të grabitur një argjendari.

Policia dyshon se këto armë dhe rrobat e gjetura i përkasin 4 babagjyshëve të cilët pasditen e djeshme terrorizuan në kërcënimin e armës klientët e qendrës tregtare Tirana East Gate, dhe mundën të grabisin një sasi të konsiderueshme floriri në një argjendari.

Aktualisht këto prova material janë dërguar në laboratorin e kriminalistikës në policinë e Qarkut Tirranë, ku po analizohen për të gjetur ndonjë gjurmë që lidh këto sende me autorët.

Deri në këto moment nga blutë e kryeqytetit janë shoqëruar 14 persona të cilët kanë dhënë dëshmi të vlefshme për zbardhjen e ngjarjeve.

Po ashtu pa ndërprerje operacioni i forcave RENEA vazhdonë prej mbrëmjes së djeshme në zonën e Surrelit dhe Lanabregasit për kapjen e autorëve.



armet e babagjysheve
(Ne foto: Koshi i plehrave (ne rreth) ku u gjetën armët dhe rrobat që mendohet se janë të hajdutëve)


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)