Grabitja, Tahiri: Koncesionari
dështoi, të rishikohet kontrata

Grabitja, Tahiri: Koncesionari<br />dështoi, të rishikohet kontrata
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri teksa ka folur nga selia rozë, ka reaguar ndaj grabitjes së rreth 1 milion eurove në aeroportin e Rinasit ku përgjegjëse ka bërë kompaninë koncensinare, për të cilën ai ka thënë se duhet të rishikohet kontrata e lidhur në vitin 2004.

Që në 2004 ka kontratë dhe është e caktuar se kush mban përgjegjësi. Policia ka marrë masa për udhëtarët, në terminal, sipas kontratës. Unë besoj se kontrata koncensionare duhet riparë, pasi nuk ecet përpara me lojë të paprincipë në publik me kukafshehti. Jeni njohur që testet e njëpasnjëshme kanë treguar dobësi të sigurisë për shkak të pëgjegjësisë direkte të koncensionarit që paguhet nga taksat e shqiptarëve për sigurinë. Ka dështuar, ose të kontrakohet policia e ta bëjë detyrën, ose të rishikhet kontrata. Ky është mendimi im personal, mbetet për tu gjykuar” ka thënë Tahiri.

Duke u ndalur tek grabitja e ndodhur 4 ditë më parë, Tahiri ka thënë se ajo është një ngjarje e rëdë që ka cenuar rendin publik dhe sigurinë kombëtare.
 
Është ngjarje e rëndë, cënon jo vetëm rendin publik, por edhe sigurinë kombëtare. Ju ftoj edhe ju që të jeni më të vëmendshëm për informimin për institucionet që kanë përgjegjësi për sigurinë në aeroport.” shtoi ai.
 
 Sa i takon policisë së Shtetit dhe ndërhyrjes në këtë rast, Tahiri ka thënë se policia ka bërë gjithçka dhe po punon për zbardhjen dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorëve të grabitjes. Por ai ka theksuar sit ë domosdoshme vlerësimin e mekanizmave të sigurisë në aeroport.
 
 “Unë besoj që ka shumë për të bërë ashtu siç besoj se edhe policia ka shumë për të bërë për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorëve. Deri në atë moment duhet të shohim sistemin që garanton paprekshmërinë.  Duhet të vlerësojmë mekanizmat e sigurisë në aeroport që duhet të parandalonin këtë grabitje. Si mund të hyhet në aeroport pa të parë punonjësit? Nuk merrem me detajet e ngjarjes, po hetohen, nëse policia do kishte përgjegjësi do mbanim përgjegjësi.’ tha Tahiri.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'