Një grabitje me lëndë shpërthyese ka ndodhur orët e para të mëngjesit në Prishtinë në filialin e një banke në rrugën “B.
Lajmi është konfirmuar nga autoritet policore për mediat kosovare.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka treguar se gjatë grabitjes është përdorur edhe eksploziv, ndërsa në kohë kur grabitësit po largoheshin kanë gjuajtur me armë në drejtim të rojës, por pa shkaktuar të lënduar.
Në vendngjarja janë dërguar forca të shumta policie të cilët janë duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.
Rruga “B” aktualisht është bllokuar gjë e cila ka shkaktuar edhe rradhë të gjata trafiku në zonë.