KORÇE-Gjatë natës është grabitur një banesë e një çifti të emigrantësh të moshuar. Hajdutët raportohet se kanë çarë murin e pasëm të banesës dhe grabitën gjithçka.
/Shqiptarja.com
Autorët fillimisht kanë hyrë në magazinën ngjitur me banesën dhe më pas çanë një pjesë të murit duke depërtuar brenda shtëpisë.
Familjarët dëshmuan në polici se hajdutet kanë vjedhur të gjitha pajisjet elektroshtepiake dhe disa sende personale të çiftit, që është në emigrim prej disa vitesh.
Hajdutët kanë shkatërruar me mjete të forta murin e banesës, megjthatë askujt prej banorëve të pallatit, që ndodhet në lagjen 15 të qytetit, nuk i ka bërë përshtypje zhurma që vinte nga kati i parë.
d.b/shqiptarja.com











