TIRANE-Gjatë natës është grabitur një minimarket në kryeqytet në zonën e 'Zogut të Zi'.

Autorët kanë thyer xhamin dhe kanë arritur që të marrin shumën e parave dhe disa steka cigaresh.

Pas njoftimit policia ka nisur hetimet, ndërsa deri tani nuk ka asnjë person të ndaluar për ngjarjen.