Një grabitje ka ndodhur në lagjen Rilindja në Vlorë. Në një banesë janë grabitur rreth një milionë lekë të vjetra.
Mësohet se grabitësit kanë goditur me levë një të moshuar të moshës 69-vjeçare,që ndodhej i vetëm në banesë.
Ai u gjet nga nipi i tij i cili ka njoftuar policinë. I moshuari është dërguar në spital ku ka marrë dhe ndihmën e parë mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Komento