Grabitje si në filma, hajdutët marrin 1.1 milionë euro nga vila luksoze e Jack Grealish! Familjarët ndodheshin në shtëpi

Grabitje si në filma, hajdutët marrin 1.1 milionë euro nga vila luksoze e Jack Grealish! Familjarët ndodheshin në shtëpi

Jack Grealish me të fejuarën dhe vila luksoze

Vijon tortuara për futbollistët. Këtë herë pre e grabitjes ka rënë ylli anglez i Manchester City, Jack Grealish. Ndërkohë që anësori sulmues i City-t ishte në fushë me ekipin e tij mbrëmjen e së mërkurës, në fitoren 1-3 kundër Evertonit në Liverpool, hajdutët bastisën vilën e tij luksoze dhe morën 1.1 milionë euro bizhuteri, me familjarët që ishin në banesë.

Sipas mediave britanike, hajdutët kanë hyrë në shtëpinë e futbollistit të City-t dhe kanë kryer një vjedhje të madhe. Grealish dhe e fejuara e tij u vendosën në një pronë luksoze me vlerë 7 milionë euro, e vendosur në Cheshire, një pjesë rurale e Anglisë midis Manchesterit dhe Liverpoolit, në prag të Krishtlindjeve dhe hajdutët me sa duket ndoqën shpërnguljen.

E fejuara e tij, Sasha Attwood ftoi prindërit, vjehrrën, dy motrat dhe vëllain e Jack në mbrëmjen fatale në shtëpinë e sapo rinovuar, por pavarësisht gjithçkaje, hajdutët morën masa dhe në një vjedhje si në filma dëmtuan yllin e City-t me 1.1 milionë euro.

Kjo është vlera e bizhuterive dhe orëve që vodhën në shtëpinë e tij. Të pranishmit në shtëpi kanë dëgjuar zhurmë, kanë aktivizuar sistemin e alarmit dhe kanë lajmëruar policinë, por në momentin që kanë mbërritur, hajdutët kishin përfunduar punën dhe ikën. As qentë roje nuk ndihmuan.

“Të gjithë ishin të tmerruar. Është një pronë e madhe, kështu që është e kuptueshme pse askush nuk dëgjoi asgjë në fillim. Qentë filluan të lehin, ata dëgjuan dikë që vraponte nëpër shtëpi. Ne shtypëm alarmin dhe njësia e urgjencës u përgjigj menjëherë me më shumë makina policie dhe një helikopter”, tha një burim i afërt me familjen Grealish për 'The Sun'.

 

S.Dh/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja