TORNTO- Duket si skenar i filmave aksion, por një sasi e konsiderueshme parash prej 20 mln $ kanadez është grabitur në mënyrë spektakolare në aeroportin e Torontos. Ky aeroport përdoret shpesh për të transportuar arin e minuare në provincën e Ontarios.

Zyrtarët kanadezë thonë se më shumë se 20 milion dollarë kanadezë (15 milion dollarë, 12 milion £) ar dhe sende me vlerë janë grabitur ditën e hënë.

Policia dyshon se e gjithë skema e grabitësve ishte tek kontejneri i avionit që transportoheshin mallrat.

Inspektori i Policisë Rajonale të Peel, Stephen Duivesteyn tha se ekipi i tyre po heton "të gjitha rrugët" dhe e përshkroi incidentin e së hënës si të izoluar dhe të rrallë.

Grabitja ka arritur të shënohet si një ndër vjedhjet më të mëdha në historinë kanadeze. Në vitin 2011 dhe 2012 ku u vodhën sende me vlerë 18.7 milionë dollarë në një strukturë magazinimi.