Sipas mediave të huaja, kanë qenë pesë persona, disa prej tyre të armatosur me sëpata dhe armë, e plaçkitën hotelin në kryeqytetin francez rreth orës 18:30 të orës lokale. Grabitësit vodhën stoli duke shkatërruar dritaret e hotelit dhe duke vjedhur rreth 4 milionë euro bizhuteri.
[gallery]25318[/gallery]
Policia franceze ka thënë se mallrat e vjedhura, që mendohet të ishin bizhuteritë, përbëjnë “një shumë të rëndësishme”. Tre nga grabitësit u arrestuan, por policia ende është në kërkim të dy të tjerëve që arritën të iknin nga hoteli me pesë yje, në motoçikleta me motor.
Në momentin e grabtijes hoteli ka qenë plot me turistë, të cilët u detyruan të shtrihen në dysheme, ndërsa sulmuesit, të cilët mbanin maska të skive dhe rroba sportive, kryen grabitjen dramatike. “Ndërsa grabitësit plaçkitën hotelin, klientët që pinin në bar frikoheshin se ishte “një sulm terrorist po ndodhte”, ka thënë një dëshmitar. Por kur policia arrestoi dy të dyshuar në skenë, “shpejt u bë e qartë se ishte një grabitje”.
Policia arreston 2 prej autorëve
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com