Grabitjet e Gushit, arkëtarja:
Pashë vdekjen me sy

TIRANE- Vjollca Tobli, është arkëtarja e pikës së grumbullimit të lekëve të faturave të Ujesjelles kanalizimeve dhe dritave tek Shkolla e Baletit e cila është përballur dy herë me Viktor Gushin. Por ndryshe nga punonjësja e bankës, Leonora Kaloçi, gruaja mund të quhet me fat, sepse 3 plumbat që kanë dalë nga pistoleta e Gushit, nuk kanë arritur ti marrin jetën.

“Historia fillon më 28 maj 2010. Ishte ora 15. 05 në sportelin tim, te shkolla e Baletit vjen një djalë i veshur me bluzë ushtarake, kapele bezhë. Nxorri pistoletën dhe më tha: Paret. I kam thënë të keqen nëna, hiqe pistoletën ta hapë Nëna derën”- rrëfeu sot në mesditë Vjollca në emisionin me “Zemër të Hapur” të NEËS24.
Gruaja tregon dhe për strategjinë si kishte arritur ti shpëtonte duke e gënjyer se spo i punonte celësi, ndërsa kishte arritur të merrte në telefon nr e policië 129-tën.

“Kur shkova te dera përdora strategji që të shpëtoja. E tërhoqa avash celësin e flisja me shoqen time sikur kisha problem me bravën. Ky priste prapa derës. Avash Avash u ula dhe i rashë 129-tës.”
Ardhja e shpejtë e policisë i ka shpëtuar jetën Vjollcës, ndërsa herën e dytë “pa vdekjen me sy”
“Tentativa e dytë e grabitjes ishte më 7 korrik 2011. I njëjti person, e njëjta fytyrë e njëja pistoletë. Pashë vdekjen me sy. Dora ime ka qenë shpëtimtarja. Po të mos ishte kjo dorë, njëri plumb do të më kishte goditur në kokë.” Gruaja ka ende njërin prej tre plumbave që dolën nga pistoleta e Viktor Gushit.

HETIMI I GUSHIT
Deri në këto momente prokuroria e Tiranës i ka ngritur zyrtarisht akuzat e vjedhjes me armë, vrasjes me paramendim dhe plagosje, për rastet ku mbeti e vdekur arkëtarja Leonora Kaloci, argjendari Rrapo Sinanaj dhe i plagosuri polici Skënder Elmazi. Në të dyja këto raste është konfirmuar me prova bindëse se autor i krimit është shtetasi Viktor Gushi. Ndërsa për sa i përket grabitjeve të tjera, Gushi është rimarrë sërish në pyetje duke pranuar një pjesë të konsiderushme të tyre. Gjatë marjes në pyetje, 37 vjeçari është pyetur edhe për grabitjen dhe më pas vrasjen e një taksisti në zonën e Dajtit, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2009, por për këtë ngjarje Gushi s`ka pranuar autorësinë e krimit. Ndërkohë që ditën e Hënë, prokuroria e Tiranës ka vendosur të dërgojë në drejtim të Greqisë një letër-porosi, ku i kërkon drejtësisë helene informacion lidhur me krimet që Viktor Gushi i ka kryer në shtetin Helen. Rreth kësaj ngjarje prokuroria e Tiranës është në pritje dhe të disa akteve të ekspertimit mendor si dhe biologjik, për të parë nëse Gushi vuan nga sëmundjet mendore dhe nëse ajo është përdorues droge ose jo.
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet