Gracka mizore, ja si i masakroi
ISIS 305 besimtarët në Egjipt

Gracka mizore, ja si i masakroi<br />ISIS 305 besimtarët në Egjipt<br>
Kanë dalë detaje të reja lidhur me masakrën barbare të 305 personave në një xhami të Egjiptit ditën e djeshme.

 

Dhjetëra terroristë që dyshohet se i përkasin ISIS krijuan një arenë vdekjeje përreth vendit të shenjtë duke i bllokuar të gjitha rrugëdaljet me makina të djegura përpara se të qëllonin ndaj besimtarëve të rënë në grackë.

 

Në këtë sulm të planifikuar deri në detaj, që është edhe mizoria më e rëndë islamiste në historinë e Egjiptit modern, vrasësit e rrethuan xhaminë me vetura fuoristrada dhe lëshuan predha në brendës të saj.    

Kur besimtarët, shumë prej të cilëve ishin sufitë, një sekt mistik islamik që shënjestrohet shpesh nga xhihadistët sunitë, po vraponin për t’i shpëtuar shpërthimeve, ata u zunë në grackë dhe u masakruan.  

[gallery]24861[/gallery]

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kroacia e shpalli 'non-grata', zv.kryeministri i Malit të Zi: Vendimi është politik

Kroacia e shpalli 'non-grata', zv.kryeministri i Malit të Zi: Vendimi është politik