Grada, ish drejtori Saimir
Muçaj padit policinë

Grada, ish drejtori Saimir <br />Muçaj padit policinë
TIRANE- Saimir Muçaj, ish-Drejtori i Policisë së Tiranës që u ul në detyrë disa ditë më parë, ka paditur në gjykatë Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pasi kjo e fundit i ka refuzuar kërkesën për të konkurruar për marjen e gradës "Drejtues i Parë". Refuzimi i kërkesës është bërë në 7 dhjetor 2011, periudhë kjo kur Saimir Muçaj ka qenë në krye të policisë së kryeqytetit. Sipas padisë të paraqitur në 23 dhjetor 2011, Muçaj i kërkon gjykatës së Tiranës të detyrojë Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë si dhe Departamentin për Shërbimet Mbështetëse që ta lejojnë për të marë pjesë në konkurimin për marjen e gradës "Drejtues i parë". Padia prej 3 faqe, pritet që në 20 shkurt të shqyrtohet nga gjyqtarja Manjola Bejleri, ku pritet që në këtë seancë ish-drejtori të paraqitë prova konkrete për të provuar argumentat ligjorë të tij. Në padi, Muçaj shprehet se prej 4 vite e 8 muaj, ka ushtruar funksionin e tij në Policinë e Shtetit me gradën "Drejtues". Sipas argumentimit të padisë, përmbushja e kohës së sipërpërmendur mjafton që Saimir Muçaj të hyntë në konkurim për gradën "Drejtues i parë", kriter ky që ai pretendon se e ka plotësuar. Mirëpo pavarësisht kësaj, me aktin numër 652/2 të datës 7 dhjetor 2011, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka rëzuar kërkesën për kunkurim të Saimir Muçaj, çka ka bërë që ky i fundit t'i drejtohet me një padi civile Gjykatës së Tiranës, duke hapur konflikt ligjor me Policinë e Shtetit. Ndërkohë që pak ditë më parë, me urdhër të Drejtorit të Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, u vendos ulja në detyrë e Saimir Muçajt, i cili nga drejtor i policisë së kryeqytetit u emërua në kancelar i Akademisë së Policisë në Sauk. Shkarkimi i Muçajt nga posti i kryepolicit të Tiranës, erdhi në një moment kur kryeqyteti u përfshi nga ngjarje të njëpasnjëshme kriminale, ku mbetën të vdekura dy femra si dhe u plagosën dy persona të tjerë. ( ne foto Sajmir Muça)
(elqy/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'