SHKUP- Grafite të shkruara “Vdekje për shqiptarët” janë parë në disa pjesë të Shkupit, njofton Iliria News Agjenci.
Sipas dëshmitarëve, grafitet "Vdekje për shqiptarët", "Maqedonia është vetëm e maqedonasve" etj., janë shkruar nëpër disa dyqane dhe mure në lagjen Hasanbeg të Shkupit, në afërsi të Bankës Tregtare në pjesën qendrore të Shkupit, ish-shtëpinë e kulturës në Shkup.
Rasti është lajmëruar edhe pranë Ministrisë së Brendshme, e cila ka ndërmarrë masa për fshirjen e tyre dhe ndërmarrjen e hetimeve. Këto janë grafitet e radhës që disa ditë më parë u evidentuan në xhaminë e qytetit të Manastirit.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com