Këtë gjë e pohon edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi.
Ai ka thënë në një prononcim për Shqip, se politika duhet të qendrojë larg.
Ruçi ka dalë kundër idesë së LSI-së dhe Bujar Nishanit për një tryezë të përbashkët politike, duke thënë se një ndërhyrje politike mund të ndodhë vetëm në fund të procesit.
“Çdo trazim në këtë moment i politikës, do të politizonte, komprometonte procesin.
Në fund të gjithë kësaj faze, që do të ecë sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, të ndërhyjë politika vetëm në rast se do ketë diçka që do të kërkojë diskutim mes palëve”, thotë kreu i grupit parlamentar të PS-së.
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )