Emri i Ruçit u propozua unanimisht nga kryesia e PS-së në mbledhjen e sotme që nisi në orën 09:00 dhe zgjati disa minuta. Më pas në orën 12:00 emri i tij u rikonfirmua edhe nga grupi parlamentar i PS-së.
Gramoz Ruçi ishte kandidatura e vetme për këtë post, dhe kreu i PS-së Edi Rama deklaroi në mbledhje se edhe pse ishte kandidaturë e vetme Ruçi kishte kërkuar që kandidatura e tij të kalonte përmes votimit të fshehtë.
“Sot nis përgatitja e grupit parlamentar me rizgjedhjen natyrale të Gramoz Ruçit i cili edhe pse gëzon dakordësinë, me dëshirën e tij ka kërkuar kalimin përmes votimit të fshehtë.”
Pas votimit të hënën do të caktohet kryesia e grupit kuvendor PS si dhe drejtuesit e komisioneve kuvendore.
Grupi parlamentar i PS-së pritet të vendosë se kush do të jetë dhe emri që do të mbajë postin e nënkryetarit të Parlamentit.
Redaksia online
(Suela Gera/shqiptarja.com)