HEC-i i Banjës
GRAMSH, 21 Qershor /ATSH-Miranda Sadiku /.-Investimi i kompanisë Norvegjeze "Statkraft" për ndërtimin e Hecit të Banjës dhe dy Hec-eve të tjera në kaskadën e lumit Devoll është aktualisht më i madhi në llojin e vet në vendin tonë.
Mbi 550 milionë euro po investohen në tre vepra të rëndësishme energjetike në lumin Devoll, ç'ka për pak vite do ta shndërrojë Shqipërinë në një vend lider në fushën e energjisë hidrike në rajon.
Këtë fakt e ka konfirmuar drejtori për marrëdhëninet me shtetin shqiptar i kompanisë Devoll Hydropouer, Agnar As, i cili shprehet se "Heci i Banjës do të prodhojë energji brenda vitit 2016?.
"Në rrejdhën e lumit Devoll do të ndërtohen tre diga të mëdha që do të prodhojnë energji elektrike. Diga e Moglicës do të jetë një ndër më të lartat në botë në llojin e vet", theksoi Agnar Aas duke shtuar se kjo digë do të ketë përmbajtje asfalti për ta bërë rezistente nga lëkundjet sizmike.
Këto deklarata zyrtarët e kompanisë i bënë gjatë një vizite njohëse që organizuan me gazetarët e qytetit të Elbasanit për të parë më afër investimin që po kryhet nga koncensionari Norvegjez. Përmes tre hidrocentraleve, HEC-i Banjës, HEC-i Kokëlit dhe HEC-i Moglicës, projekti do të gjenerojë çdo vit përafërsisht. 800 GWh të energjisë së rinovueshme dhe miqësore me mjedisin, pasi hidrocentralet të janë ndërtuar dhe në funksiononim, duke rritur prodhimin e energjisë elektrike në Shqipëri përafërsisht. 20%.
Bazuar në konsumin e energjisë elektrike për familje mesatare shqiptare prej 200 kËh / muaj, energjia e gjeneruar nga Hidrocentrali i Projektit të Devollit mund të sigurojë energji elektrike më shumë se 300,000 familjeve shqiptare./k.s/a.g/