Një operacion shpëtimi është zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës në lumin Devoll, në territorin e Bashkisë Gramsh, ku një i ri mbeti i bllokuar në mes të rrjedhës së lumit.
I riu i cili po tentonte të kalonte lumin nga fshati Menkollar, në drejtim të fshatit Kodovjat, është detyruar të ndalojë pasi rrjedha është bërë e pakalueshme, duke krijuar kështu një situatë rreziku për jetën e tij.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimi zjarrfikës i Gramshit ka reaguar menjëherë, ku ka rritur ta nxjerrin të riun.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave të shpëtimit, i riu u nxor shëndoshë e mirë dhe pa pasoja të raportuara nga kjo ngjarje.











Komente
Komento