Vendparkimi i një makine është bërë shkak për një sherr të nisur mes dy grupeve. Në një anë një 40 vjeçar dhe një 35 vjeçar përballë tre të tjerëve mbrëmjen e sotme (20 korrik) në qytetin e Gramshit.
Ngjarja u shënua në lagjen tek pazari. Gjatë konfliktit me grushte e sende të forta janë dëmtuar lehtë fizikisht shtetasit e identifikuar me inicialet V. K., 40 vjeç dhe E. O., 35.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjeherë dhe kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë të dy palët e përfshira në konflikt për veprime të mëtejshme.
Policia sqaron se gjatë konfliktit nuk është përdorur armë zjarri dhe as nuk është gjetur armë zjarri gjatë kontrollit fizik të shtetasve të përfshirë në konflikt.