Një 31-vjeçar është shpallur në kërkim ditën e sotme në Gramsh, i akuzuar për kultivim kanabisi në fshatin Kuturqare, ndërsa është shpallur në kërkim për shpërdorim detyre kryeplaku i fshatit.
Bëhet me dije se është shpallur në kërkim Andon (Ardit) Duzha, ndërsa në pranga është vënë Gëzim Sharra.
Duzhës iu gjetën në tokën në pronësi të tij 420 fidanë kanabis të kultivuar në gota plastike, gati për t’u mbjellë në tokë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.