GRAMSH- Dy shtetase janë konfliktuar mes tyre në qytetin e Gramshit. Motivet mësohen të jenë banale, ndërsa ngjarja ka degraduar në konfrontim fizik, mësohet se njëra prej tyre është arrestuar, kurse tjetra ka përfunduar në spital pasi ishte dhe shtatzënë.
Seksioni Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit në Policinë e Gramshit, ka bërë të mundur, ditën e sotme, arrestimin në flagrancë të shtetases Kristina Ibro, 18 vjeçe, me banim në Gramsh, pasi ka goditur me sende të forta gjatë një konflikti banal një shtetase tjetër. Kjo e fundit, Xh. Ç.,me banim në Gramsh, mësohet se është shtatzënë dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin rajonal të Elbasanit, në shërbimin Obstetrik Gjinekologjik,për tu mbajtur nën kujdesin dhe observimin e mjekëve.
Për rastin në fjalë, Policia e Gramshit bën me dije se materialet u janë dërguar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
/Shqiptarja.com