GRAMSH - Një qark i shkurtër elektrik ka shkaktuar zjarr në laboratorin e analizave mjekësore pranë Zyrave së Kujdesit Shëndetësor në Gramsh. Zjarri është aktivizuar në orët e para të ditës së sotme.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur mjetet e zjarrfikëses të cilat kanë shuar flakët e zjarrit.
Ende nuk ka të dhëna mbi dëmet e shkaktuara. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.
Komento