GRAMSH,18 Shkurt/ATSH-Miranda Sadiku/.- Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri dhe Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto inauguruan sot nisjen e punimeve të rrugës Banje-Gramsh, me një gjatësi 15 km dhe gjerësi 6 metra, investim i qeverise shqiptare dhe kompanise Devoll Hydropower.
Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri, në fjalën e tij gjatë inagurimit të punimeve tha se " ndërtimi i kësaj rruge është një zhvillim i rëndësishëm për zonën dhe një rrugë me parametra bashkëkohore. Në projektet e mëvonshme ky segment është parashikuar të lidhet me Elbasanin dhe Korçën".
Sakaq Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto tha se " në ndërtimin e kësaj rruge do të angazhohen rreth 600 punëtore, kryesisht të zonës së Gramshit".
Sipas tij ndërtimi i kësaj rruge është zhvillim shumë i rëndësishëm për infrastrukturën e të gjithë zonës".
Vlen të theksohet fakti se kjo rrugë do t'i shërbejë jo vetëm përdoruesve por edhe banorëve pasi është konceptuar që të lidhë edhe komunat për të ndikuar drejtperdrejt në zhvillimin ekonomik
Sipas përfaqësuesve të qeverisë, rruga do të ndërtohet sipas të gjitha parametrave bashkëkohore dhe do të ndikojë drejtperdrejtë në zhvillimin ekonomik te zonës.
/f.n/







