Gramsh/ Pas sherrit me fqinjin për prerjen e pemës frutore, i zbulohet arsenal armatimi në banesë! Arrestohet 55-vjeçari (Emri)

Gramsh/ Pas sherrit me fqinjin për prerjen e pemës frutore, i zbulohet arsenal armatimi në banesë! Arrestohet 55-vjeçari (Emri)

Arma dhe municionet e kapura nga policia

Gramsh- Sherri mes fqinjëve për pak sa nuk ka përfunduar në krim më të rëndë, por ndërhyrja e Policisë së Gramshit shmangu një ngjarje tragjike të mundshme.

Dhe pas kontrolleve për kapjen e agresorit 55-vjeçar, blutë arritën të zbulonin një arsenal të vogël armatimi, që i dyshuari e mbante në banesë. Një armë automatike “Kallashnikov” pa leje dhe 690 fishekë.

Burime zyrtare thanë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Shënmrizë dhe sot (19 Gusht) prangosën gjatë operacionit të koduar “Indicia”, 55-vjeçarin Ismet Rama, duke e izoluar në paraburgim.

Policia sqaroi se denoncimi ishte bërë nga fqinji 53-vjeçar i të dyshuarit dhe shkak ka qenë dëmtimi i një peme frutore nga agresori, që edhe e ka kërcënuar.

“Gjatë kontrolleve në banesën e 55-vjeçarit, të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Indicia”, u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe 690 fishekë të kalibrave të ndryshëm, të cilat posedoheshin pa leje, nga ky shtetas”, bëri me dije policia.

Ndaj të ndaluarit u ngrit akuza "mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit" dhe "prerja e druve dekorative dhe frutore", kurse dosja për hetime të mëtejshme i kaloi prokurorisë vendore.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?