Gramsh/ Po bënte manovra me motomjet në oborrin e banesës, rrëzohet dhe dëmtohet në kokë! Humb jetën 31 vjeçari

Gramsh/ Po bënte manovra me motomjet në oborrin e banesës, rrëzohet dhe dëmtohet në kokë! Humb jetën 31 vjeçari

Gramsh-Një 31- vjeçar ka humbur jetën, pasi ishte duke bërë manovra me motomjet në oborrin e banesës së tij dhe është rrëzuar aksidentalisht.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50, në fshatin Gribë, ku 31 vjeçari me inicialet A. T., 31 vjeç, si pasojë e rrëzimit nga motomjeti ka ndërruar jetë pasi po transportohej në spital. Ai nuk ka arritur që të mbijetojë pas dëmtimeve të marra në kokë nga gurët që ndodhin në oborr.

‘Rreth orës 02:50, në fshatin Gribë, shtetasi A. T., 31 vjeç, dyshohet se duke manovruar me motomjet, në oborrin e banesës së tij, aksidentalisht është rrëzuar dhe është dëmtuar në kokë nga gurët në oborr. Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. T. ka humbur jetën ndërkohë që transportohej në spital’, njoftoi sot policia.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara

Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara