Gramsh, Rama: I dërguari i Zotit
ju mbyti me taksën e shenjtë
Kreu i PS-së Edi Rama ka folur këtë mbrëmje në qytetin e Gramshit, ku ka paralajmëruar se "nesër ky shesh do mbushet me njerëz të kapur rob, se shkollat do mbyllen që të sillen nxënësit për të brohoritur dhe arsimtarët me dhunë duke u kërcënuar në bukën e gojës.
GRAMSH - Kreu i PS-së Edi Rama ka folur këtë mbrëmje në qytetin e Gramshit, para elektoratit të PS-së, ku ka paralajmëruar se "nesër ky shesh do mbushet me njerëz të kapur rob, se shkollat do mbyllen që të sillen nxënësit për të brohoritur dhe arsimtarët me dhunë duke u kërcënuar në bukën e gojës. Po pse sot, atje në Labinot Fushë, u mbajtën në shkollë të mbyllur, edhe mësuesit edhe nxënësit? Që të mos vinin në takimin me ne! - tha ai.
"Berisha po afron avion fals dhe po josh studentët me bileta falas nga një kompani monopol që po i rrjep shqiptarët me çmimet e saj. Ne s’kemi asnjë dyshim se kë kemi përballë. E dimë dhe duam që ta dinë tërë shqiptarët se zgjedhjet e 23 qershorit nuk janë një luftë qensh ku njerëzit vënë baste, por zgjedhje për të vendosur se në çfarë Shqipërie do jetojmë jo në katër, por në shumë vitet që do vijnë! Janë vitet për të vendosur nëse shqiptarët e duan qeverinë në krah dhe jo në qafën e tyre! Janë zgjedhjet për të larguar një grup njerëzit që u bënë miliarderë duke grabitur paratë e popullit!
Gjyshi me antiplumb është shumë i shqetësuar se mos shqiptarët gënjehen nga programi ynë për uljen e prodhimit. Ju qan hallin se do mbyteni nga mielli i Ukrainës dhe nga mishi i Brazilit dhe ju paraqitet si i dërguari i Zotit me atë taksën që ia vuri në qafë gjithë dyqaneve dhe ushqimore dhe ndaj ato sot po shkojnë drejt falimentimit."
ORA 18:00 RAMA NE CERRIK: SHKONI VETE I DYTE NE VOTIMEkipi i kandidatëve socialistë të qarkut të Elbasanit, kryesuar nga Edi Rama, janë drejtuar sot për në qytetin e Cerrikut, ku kryetari i PS-së ka ngritur vlerat e kandidatëve, për deputetë duke filluar nga Musa Ulqini, Ben Blushi, Alfred Peza etj.
Pasi ka shpjeguar platformën qeverisëse të PS-së, Rama ka bërë një thirrje, që ai e ka konsideruar të rëndësishme për të rinjtë: “Ju kërkoj që në 23 qershor të shkoni vetë i dytë në votim, sëbashku me dikë tjetër që sot është dyshues dhe skeptik", - tha ai.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
23.5%
-
Të gabuar
68.8%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 2407
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mahmutaj për Report Tv: Suel Çela pagoi Artan Hoxhën për të manipuluar informacionet, i ka shtrirë tentakulat deri te gazetarët! Inskenuan kërcënimin
27 Nëntor, 19:20
-
RMV/ Ministri i Drejtësisë thotë se do zbatohen urdhër-arrestet e lëshuara nga Interpol për ish-pjesëtarët e UÇK-së
27 Nëntor, 19:14
-
Evi Kokalari reagon për lirimin e Berishës: Mos u gëzoni kot, s’ka lidhje administrata e Trump! Më intereson investigimi i kullës së malit, për atë më bënë kurban!
27 Nëntor, 19:10
-
Kukës/ Aksident në 'Rrugën e Kombit', përplasen 2 mjete, plagosen 4 persona
27 Nëntor, 19:08
-
Ndërron jetë akitivisti shqiptaro-amerikan Prof. Sami Repishti
27 Nëntor, 19:03
-
Jakin Marena: Berisha ‘xhiroi bosh’ një vit, rikthim në pikën zero, pa kauza e alibi
27 Nëntor, 19:03
-
Kërcënime me bomba ndaj të përzgjedhurve të Trump për kabinetin e ri presidencial! Reagon FBI
27 Nëntor, 19:01
-
Me arritjen e marrëveshjes së armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut, vëmendja kthehet në Gazë
27 Nëntor, 18:55
-
U vra me thikë 2 ditë më parë, zbulohet identetiti i shqiptarit në Itali dhe 2 pistat e hetimit mbi ngjarjen
27 Nëntor, 18:48
-
FOTOLAJM/ Presidenca ‘vesh’ dekorin e festave, ndriçohet nga drita shumëngjyrëshe
27 Nëntor, 18:40
-
Falenderoi gjyqtaren që e liroi, por çfarë thoshte Berisha pak ditë më parë për të
27 Nëntor, 18:33
-
‘Drejtësi për Martinin!’ Marshim protestë për sigurinë, por pa bojkot në shkolla
27 Nëntor, 18:22