GRAMSH- Rrëshkitja tokës ka shkatërruar banesat e 7 familjeve në fshatin Katërlis të Gramshit. Banorët janë evakuar ndërsa zyrtarët lokalë ndodhen në vendngjarje për të verifikuar dëmet e shkaktuara.
“Banesat janë fundosur komplet. Janë krejtësisht të pabanueshme. Po të jesh këtu do të tmerrohesh”- thotë në një prononcim telefonik për “Shqiptarja.com” Refik Bërdëllima, kryetari i komunës Tunjë.
Banesat e shkatërruara plotësisht janë të vendosura në lagjen Leshar, të fshatit Katërlis, komuna Tunjë, e Gramshit. Kryetari i komunës deklaron se rrëshkitja e dherave në këtë zonë ka qenë problem dhe në të kaluarën.
“Banesat janë kthyer tërësisht në të pabanueshme dhe familjarët i kam nxjerrë jashtë, pasi mund tu rrezikohet jeta” tregon Bërdëllima, i cili po vazhdonte inspektimin e dëmeve të shkaktuara nga rrëshqitja e dherave. Banorët janë strehuar në disa banesa me qera, ose pranë të afërmve të tyre.(foto ilustruese)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com