Gramsh-Tre të rinj janë vendosur në pranga nga policia e Gramshit pasi akuzohen se kanë vjedhur një një shumë parash dhe sende me vlerë në dy banesa.

Sipas njoftimit të policisë raportohet se grabitjet e kryera nga dy vëllezër dhe një i afërm i tyre janë kryer përkatësisht në 20 dhe 28 shkurt.

"Si rezultat i të cilit, u vunë në pranga shtetasit:

S. M., 23 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, L. M., 22 vjeç (vëllezër), dhe K. M., 23 vjeç (i afërm i dy vëllezërve), për veprën penale "Vjedhja", kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta 3 shtetas, më datë 20.02.2025 dhe 28.02.2025, kanë vjedhur një shumë parash dhe sende të ndryshme me vlerë në banesat e shtetaseve Sh. B. dhe V. H", informoi sot policia.

Sendet e vjedhura u sekuestruan si provë materiale.

Operacioni u kodua “THREE”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.