TIRANE – Shtatë gratë e pallatit tek Unaza e Re që vetëm paditë më parë mbajtën Tiranën në ankth për gati dy ditë, duke kërcënuar se do të hidheshin nga tarraca, i janë drejtuar sot Gjykatës. Ato kanë paditur formën “Pelivani shpk” dhe pronarin e saj, Namik Pelivanin, duke kërkuar zbatimin e kontratës së mëparshme që kanë me ndërtuesin e pallatit.

Sot në Gjykatën e Tiranës u zhvillua një seancë përgatitore në prani të të dyja palëve. Pas seancës, avokati i banorëve, Përparim Rama, u tha gazetarëve klientët e tij do të vazhdojnë të ndjekin rrugën ligjore deri në zbatimin e kontratës së nënshkruar mes tyre dhe firmës ndërtuese.

Avokati sqaroi se banorët nuk do të pranojnë asnjë marrëveshje tjetër me pronarin e pallatit.

(im/shqiptarja.com)