Britanikja “Daily Mail” ka publikuar një shkrim për situatën alarmante të shtetasve kosovarë që bëhen pjesë e shtetit islamik ISIS. Nëpërmjet këtij shkrimi të gjatë për kosovarët, të cilët janë duke iu bashkuar ISIS-it në shtetet si Siri dhe Irak në artikull theksohet se një pjesë e shtetasve kosovarë janë femra.
Sipas gazetës, qindra të rinj dhe gra kosovare po largohen nga vendi i tyre për t'iu bashkuar ISIS-it në Siri, duke lënë pas familjet e tyre të shqetësuara dhe të painformuara për fatin e tyre. Në artikull shkruhet se rreth 300 burra dhe 36 gra kanë lënë vendin për t'iu bashkuar ISIS-it dhe, ky është numri më i madh në Evropë duke e krahasuar me popullsinë e saj.
Ekspertët thonë se numri i grave të reja kosovare, që po marrin pjesë në këtë luftë është në rritje.
“Disa gra ndjekin burrat e tyre, por të tjerat kanë shkuar vetëm”, shkruan gazeta britanike.
Më tej në “Daily Mail" thekson se më shumë se 90 për qind e kosovarëve janë myslimanë shqiptarë dhe kushtetuta e re në vendin e tyre është laike një pjesë e tyre ata shkojnë drejt ISIS-it.
“Pas një konflikti në fund të viteve 1990, perëndimi kryesisht mbështeti pavarësinë e Kosovës nga Serbia, ku aleatët e tyre më të ngushtë ishin në Uashington dhe Bruksel”, thuhet në këtë artikull.
Sipas gazetës që nga përfundimi i luftës, organizatat bamirëse fetare nga vendet arabe kanë krijuar një prani të fortë, duke ofruar kurse të anglishtes dhe për kompjuter, por gjithmonë i kanë mësuar edhe për Kur'anin.
“Shumë të rinj kanë marrë bursa për t’u trajnuar si imamë në Arabinë Saudite, Egjipt dhe vende të tjera. Gratë në mbulesë apo burka dhe burrat me pantallona të shkurta dhe mjekra të rritura janë bërë tashmë të zakonshëm në Kosove”, shkruan Daily Mail.

Redaksia Online
j.v/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com