Gratë saudite letër mbretit: Duam të ngasim makinën

Gratë saudite letër mbretit: Duam të ngasim makinën
Një aktiviste për të drejtat e njeriut në Arabinë Saudite i ka shkruar një letër mbretit Abdullah ku i kërkon të lejojë gratë të ngasin makina.

Manal al-Sharif është bërë simbol i lëvizjes së grave saudite për të drejtën e ngarjes së makinës. Ajo u arrestua vitin e kaluar pasi publikoi në Youtube një video ku ajo vetë ishte në timon. Pas arrestimit të Sharif, një lëvizje e vërtetë nisi në internet dhe bashkë me letrën e saj drejtuar mbretit ka mbërritur edhe një peticion me qindra firma grash.

Sipas aktivisteve, ndalimi i qëndrimit në timon për gratë nuk ka asnjë lidhje me Zotin, por është pasojë vetëm e zakoneve dh e traditave të vendit.

Mbreti Abdullah, që hipi në fron në vitin 2005, ka nisur një sërë reformash mës te cilave e drejta e votës për gratë dhe e drejta për garimin e kandidateve femra që ndodhi në zgjedhjet locale të Arabisë Saudite.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja