Pallati 28 katësh i ndërtuar pranë plazhit në zonë e Shkëmbit të Kavajës në Durrës pritet të shembet. Kjo është bërë e ditur nga Instituti i Ndërtimit, inspektorët e të cilit rekomandojnë prishjen e kësaj ndërtese edhe pse është e banuar, për shkak se janë gjetur një sërë parregullsish në ndërtimin e tij. Përveçse ka probleme me lejen e ndërtimit, stuktura e këtij pallati rrezikon të shembet për shkak të kushteve teknike, duke u bërë kështu kërcënim serioz për banorët.
Ndërtuesi i këtij pallati 28 katësh është bzinesmeni Enver Shala, i cili ka në zotërim edhe disa pallate të tjera që kanë patur probleme me lejet e ndërtimit. Sipas burimeve të Shqiptarja.com mësohet se Enver Shala nuk ka bërë kanosje ndaj inxhinerëve dhe drejtuesit, Agron Hysenlliu, që kanë formuar relacionin, por vetëm një debat në telefon. Debat ky i lindur pas relacionit të inxhinierëve nga Instituti i Ndërtimeve për prishjen e kësaj ndërtese 28 katëshe.
Pallati në fjalë dy vite më parë pati probleme me strukturën metalike, çka bëri që katet e fundit shtesë të shembeshin. Kjo rrezikoi jetën e punëtorëve, por edhe banorëve që jetojnë në këtë pallat. Në atë kohë biznesmeni Enver Shala u hetua në gjendje të lirë.
Gjithashtu shtetasit në fjalë në vitin 2013 i është prishur një tjetër ndërtesë, kompleksi "Kamelia" i ndërtuar po në qytetin e Durrësit.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.7%
-
I keq
21.8%
-
As i mirë as i keq
33.4%
Vota total: 1250
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral
26 Dhjetor, 09:59
-
Të shtëna me armë 'Shotgun' në Durrës, s'ka të lënduar! Shkak sherri mes dy personave të dehur në lokal, Policia shoqëron autorin (VIDEO)
25 Dhjetor, 18:28
-
Pushimet e shqiptarëve për festat e fundvitit, agjentja turistike për Report Tv: Vjena e Budapesti të preferuara! Egjipti më i vizituari këtë vit
25 Dhjetor, 15:50
-
Kremtohet Krishtlindja në Durrës, besimtarët e krishterë luten për paqe dhe mirësi
25 Dhjetor, 10:27
-
Durrës/ Kamioni përplas për vdekje 40-vjeçarin me biçikletë në rrugë, shoferi arratiset nga vendngjarja! Bllokohet mjeti, identifikohet viktima (VIDEO+FOTO)
24 Dhjetor, 17:32
-
Miratohet buxheti i bashkisë së Durrësit për 2025/ Anëtari i PD-së del nga rreshti, ja çfarë parashikon
24 Dhjetor, 16:34
-
Porti i Durrësit, rinis udhëtimi i trageteve
24 Dhjetor, 13:08
-
Moti i keq në Durrës, ishte ankoruar në portin e peshkimit, fundoset peshkarexha ‘Gimi dhe Geri’
23 Dhjetor, 14:40
-
Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i trageteve Durrës-Bari e anasjelltas, në Vlorë trageti mbetet në radë! Rruga e Arbrit e pakalueshme
23 Dhjetor, 13:45
-
VIDEOLAJM/ Dy tragete përplasen në kalatën e portit të Durrësit, shkak moti i keq! S'ka të plagosur
23 Dhjetor, 13:01
-
E përditshmja britanike 'Sunday Times': 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri
23 Dhjetor, 09:52
-
Krujë/ U denoncua i zhdukur nga familjarët, gjendet pas 23 ditësh pa jetë 57-vjeçari Edmond Veseli
22 Dhjetor, 16:08