Gratë e Krushës së Madhe një histori suksesi! Nga një punishte të vogël, sot inagurojnë fabrikën e konservimit të perimeve

Nga një punishte e vogël e përpunimit të perimeve, ato e shndërruan në një kooperative moderne. Janë gratë e Krushtës së Madhe në Kosovë.

Menjëherë pas lufte, grumbullimi i grave nisi vetëm për të larguar dhimbjen e madhe që kishte kapluar fshatin ku humbën jetën 241persona.  E nisën dy dekada më parë me konservimin e perimeve, ndërsa sot e kanë shndërruar në një biznes fitimprurës, me të cilin mbajnë familjet dhe shkollojnë fëmijët.

Kërkesat për produktet u rrit nga viti në vit, por kushtet në punë ishin të vështira. Fahrije Hoti vendosi të çojë përpara iniciativën e këtyre grave, duke e bërë të njohur prodhimin krushjanë brenda dhe jashtë vendit me themelimin e kooperativës “Gratë e Krushës së Madhe".  

“Krusha e Madhe “Përpos asaj që përjetuam në ‘99-ën e morëm një rrugë shumë të vëshrtirë dhe me plot sfida. Por me kalimin e kohës me shumë mundime dhe vuajtje që falë Bashkimit Europian finalizuam sot këtë fabrikë që është synimi i të ardhmeve të familjeve tona i Krushës, Rahovecit dhe i gjithë Kosovës.’- tha Fahrije Hoti, menaxhere e Kooperativës.

Tani kjo kooperativë, falë Bashkimit Evropian dhe donatorëve të shumtë, ka përfituar këtë objekt modern që u inaugurua ditën e gruas.

“Ndonësë të gjithë zonën e kaploi tmerri dhe terrori u ngritën si burra, gratë e kësaj zone me në krye Fahrije Hotin dhe krijuan Koperartivën e Parë Bujqësore në Kosovë duke u dhënë dhe shembull burrave që ne do vetëmijetojmë, por do jetojmë me dinjitet do rrisim fëmijët tanë, në mënyrë që jeta të vazhdojë.’- tha Smajl Latifi, kryetar i Rahovecit.

 “Pa veçuar asnjërën prej tyre, të cilat me vetëmohim të dashura e punëtore, lindën, rritën e  edukuan breza të tërë si nëna të mira, si punëtore dhe bashkëshorte shembullore duke u sakrifikuar por edhe si afariste të zonja”.- u shpreh Qemal Minxhozi, Ambasador i Shqipërisë në Kosovë.

Në kooperative ka mbi 100 të punësuar, ndërsa produktet e tyre shiten edhe në tregjet evropiane.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

E zuri korrenti në aksin Lezhë-Tiranë, ky është 43-vjeçari që humbi jetën (FOTO)

E zuri korrenti në aksin Lezhë-Tiranë, ky është 43-vjeçari që humbi jetën (FOTO)