Protesta e dhunshme para kryeministrisë pati edhe disa episode që nuk jemi mësuar ti shohim shpesh. Teksa në protestat e shkuara kemi parë që në kordonet e policisë të kishte edhe vajza, në këtë protestë  ajo pamje ishte zëvendësuar me protestuese të dhunshme që ishin të radhitur në rresht të parë për të shkatërruar cfarë të gjenin tek kryeministria.

Një zonjë rreth të 40-ave u pa që të rrëzonte instalacionin e kërpudhës të vendosur në sheshin tek kryeministria. Ajo sëbashku me një grup të rinjsh edhe pse duhet të përballeshin me gazin e hedhur për ti shpërndarë nuk tërhiqeshin pa arritur qëllimin e rrëzimit të plotë të instalacionit.

Në një tjetër kënd, që në nisje të dhunës, një tjetër zonjë u pa teksa hiqte skelat nga hyrja kryesore e kryeministrisë me qëllim që të dëmtonte derën dhe instalacionin e vendosur sipër hyrjes së kryeministrisë. Nuk dihet se me cfarë statusi ishin zonjat që kryen akte vandalizimi tek kryeministria, por tashmë ato janë skeduar nga policia dhe pritet që të procedohen penalisht.



Grate ne protesten e opozites