'Gratë, paqja dhe Siguria', Shqipëria bën bashkë në Këshillin e Sigurimit BE-OSBE-OKB

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, kryesoi debatin e nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit mbi agjendën “Gratë, Paqja dhe Siguria”, ku morën pjesë përfaqësues të lartë të OKB, UN WOMEN, OSBE, BE etj.

Xhaçka theksoi se ngjarjet e fundit nëpër botë kanë ndikuar në mënyrë drastike në perspektivat për organizatat e grave, duke çuar edhe në ndërprerjen e angazhimeve konkrete për këtë agjendë.

“Ne duhet të forcojmë bashkëpunimin dhe koordinimin me organizatat rajonale, zëri i tyre të dëgjohet në Këshillin e Sigurimit. Është koha, që ta çojmë bashkëpunimin tonë me organizatat rajonale në një nivel të ri. Veçanërisht jetik, është ky bashkëpunim në kontekstin e grushteve të fundit ushtarake dhe marrjes së pushtetit me forcë në disa vende, ku kemi qenë dëshmitarë të ndërprerjes së papritur të angazhimeve kombëtare për agjendën ‘Gratë, Paqja dhe Siguria’, u shpreh kryediplomatja shqiptare.

I pranishëm në këtë debat, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Gutierres, tha se ka një konsensus midis shteteve anëtare për rëndësinë e kësaj agjende, por se situata në terren po shkon në drejtim të kundërt.

“Arsyeja është e thjeshtë. Barazia e grave është çështje pushteti, bllokimet dhe konfliktet e sotme politike, janë vetëm shembujt më të fundit se sa fuqishëm po insistojnë për të na bërë të dështojmë”, deklaroi ai.

Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së, Helga Maria Schmid, deklaroi se roli i grave në ndërtimin e paqes dhe zgjidhjen e konflikteve, mbetet thelbësor në këto kohë sfiduese.

“OSBE po luan një rol jetik në këtë drejtim. Qasja jonë është tërësisht historike. Ne vendosëm lidershipin e grave në procesin e paqes, riorganizimit dhe bashkërendimit pas konfliktit”, tha ajo.

Për Ambasadoren e BE-së për çështjet gjinore dhe diversiteti, Stella Ronner-Grubačić, duhet më shumë vëmendje për të përfshirë pikëpamjet dhe pozicionet e grave në dialogun politik.

Drejtoresha Ekzekutive e UN Women, Sima Sami Bahous tha se në vendet në konflikt  gratë e vajzat po ngrihen, duke rrezikuar jetën e tyre si udhëheqëse në komunitetet e tyre si kryefamiljare, si mbajtëse të paqes dhe ndërmjetësuese”. Agjenda për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë” është një nga prioritetet kryesore të Shqipërisë gjatë punës së saj në Këshillin e Sigurimit.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës