Gratë e Fierit nuk preferojnë të lindin në maternitetin e qytetit për shkak se mungojnë kushtet elementare. Godina është e rrënuar, ku duken qartë aparaturat dhe pajisjet e vjeteruara dhe muret me lagështirë. Për këto arsyeje nënat e reja zgjedhin të sjellin në jetë fëmijët e tyre në maternitetet e kryeqytetit.
Shefja e Maternitetit të Fierit, Kozeta Rama tha në intervistë për Report TV se stafi mjekësor e infermieror është i specializuar por mungon infrastruktura. Ndaj kërkoi nga Ministria e Shëndetësisë të investojë në rikonstruksionin e godinës.
“Mua më shqetëson shumë fakti se një pjesë e grave shkojnë në Tiranë për të lindur se pavarësisht se shërbimi shëndësor me mjek dhe infermier është teper i larte, por për shkak të një infrastrukturës që lë për të dëshiruar ato largohen. Kërkojmë një ambient më të mirë që ato të marrin shërbimin tek ne”.
Në vitin 2023 u shënuan 42 lindje më pak se në 2022.
Viti 2022 - 1038 lindje
Viti 2023 - 996 lindje
-
Shtresa me ulet e shoqerise jan doktorrat ne fier ..han qofte dhe pin raki dhe kendojn dhe shtrihen neper lulishte te dehur si derrat ne lluc..
Përgjigju -
Aty duhet te vij Spaku se rropen njerezit doktorrat e spitalit shteteror qe kan klinika private. Lindjet i bejne ne shtet dhe marrin leket ndersa ndjekjen e bejne ne privat. I rropen njerezit hallexhinj si hijena. Nga njera ane doktorri i pangopur dhe nga ana tjeter qe tek roja dhe infermierer me radhe. Ilace i befshi te gjithe ato qe si meritoni.
Përgjigju









Komente
Komento