Donatorët e vendeve perëndimore largohen nga Afganistani, shenjë proteste kundër talebanëve

Donatorët e vendeve perëndimore largohen nga Afganistani, shenjë proteste kundër talebanëve

Gratë në Afganistan

Vendet perëndimore janë tërhequr nga Afganistani pas ndalimeve nga politikat e talebanëve.   Janë pezulluar fondet dhe operacionet në shenjë proteste kundër talebanëve që ndikojnë negativisht te zhvillimi i grave afagane. Thinktank me bazë në Bruksel tha se fuqitë e jashtme duhet t'i kërkojnë talebanëve ‘llogari’ për politikat e tyre që i ndalojnë gratë të ndjekin arsimin e mesëm apo atë të lartë.

“Donatorët po largohen nga Afganistani , të neveritur nga kufizimet e talebanëve për liritë themelore të grave. Megjithatë, shkurtimi i ndihmës për të dërguar një mesazh për të drejtat e grave vetëm do ta përkeqësojë situatën për të gjithë afganët. Përgjigja më parimore ndaj mizogjinisë së talebanëve do të ishte gjetja e mënyrave për të zbutur dëmet e shkaktuara ndaj grave dhe grupeve të tjera të cenueshme", tha Graeme Smith, konsulent i lartë i ICG-së për Afganistanin.

Disa organizata kryesore bamirëse pezulluan operacionet e tyre në Afganistan në dhjetor, duke u bërë thirrje talebanëve të anulojnë vendimin e tyre për të ndaluar personelin humanitar femër që punon për agjencitë e ndihmës. Rreth një e treta e fuqisë punëtore të agjencive janë gra, të cilat konsiderohen kryesore në ofrimin e shërbimeve në një mënyrë të përshtatshme kulturore.

Edhe pse talebanët që atëherë kanë bërë përjashtime për gratë që punojnë në kujdesin shëndetësor ose arsim, gjë që i ka lejuar OJQ-të të rifillojnë disa operacione, ata thonë se kufizimet e talebanëve e kanë bërë të vështirë për ta kryerjen e punës së tyre.

“Ndalimi i punonjësve humanitare femra na pengon të arrijmë gjysmën e popullsisë. Për shkak të normave kulturore në vend, punonjësit e ndihmës meshkuj nuk mund të regjistrojnë gratë dhe vajzat për të marrë ndihmë, kjo duhet të bëhet nga gra të tjera, "tha Mélissa Cornet, një këshilltare për Care Afganistan.

Save the Children tha javën e kaluar se pas ndalimit, gratë kishin raportuar se ishin anashkaluar nga ekipet humanitare vetëm për meshkuj nëse nuk shoqëroheshin nga një anëtar mashkull i familjes.

Sipas një sondazhi të punonjësve humanitarë nga UN Ëomen, çështjet më të mëdha ishin aftësia për të vlerësuar nevojat dhe sigurimin e informacionit.

"Në Afganistan, nuk është kulturalisht e pranueshme që burrat të bëjnë vlerësime humanitare me gratë dhe vajzat, kështu që pa staf femra ne luftojmë për të bërë vlerësime kuptimplotë mbi ndikimin tek gratë," tha Becky Roby, menaxherja e avokimit në Afganistan. 

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?