'Graviteti Magjik' i Chagall çelet në Tiranë, kuratori: Frymëzim i madh për të gjithë piktorët

“Chagall: Graviteti Magjik” e artistit të famshëm ruso – francez Marc Chagall është ekspozita e çelur në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD). Janë më shumë se 180 gravura dhe grafika të artistit të njohur të shekullit të XX Marc Chagall (1887-1985), që për herë të parë ekspozohen në Shqipëri.

Në shtatëdhjetë vjet aktivitet si artist, Marc Chagall provoi pikturën, grafikën, qeramikën, vizatimin deri tek vitrazhi, mozaiku, endja në tezgjah, skulptura monumentale dhe skenografia. Artisti ka krijuar një univers në të cilin figurat njerëzore, kafshët dhe skena të marra nga traditat hebraike jetojnë krah për krah me referenca biblike dhe fetare.

Unë jam në përfaqësim të një grupi pune me të cilën u organizua kjo ekspozitë. Unë vija me një këndvështrim të një artisti që kam këndvështrimin timin për këtë subjekt që kemi sjell në COD. Për një brez 40 -50 dhe 60-vjeçarësh, Chagall ishte një simbol kufitar që e ndante kufirin, se nga koha që erdhëm ishte një kohë shumë e zënë dhe shumë e mbyllur, kështu që disa nga këta autorë veçanërisht të periudhës së artit modernë bënin atë stimën e madhe, frymëzimin e madh për të gjithë piktorët.

Vladimir Myrtezai, kuratori

 

Sipas Vladimir Myrtezait, emri i Chagall-it përfaqëson një tjetër epokë, që e distancuar nga koha jonë mund ta quajmë, si epoka e sindromës së entuziazmi të modernitetit intensiv. Edhe si e tillë ajo i dha mundësinë, çdo protagonisti që të ndërtonte një imazh për veten. Qenia e artistit ishte e lidhur me portretin emancipues, duke kërkuar edhe aleance, sidomos me dijen.

Dikur Chagall tha: Ngjyrat janë miqtë e të afërmve edhe ata që duan të kundërtat. Diçka që mund ta themi për artin, edhe jo lehtësisht për politikën. Është sidoqoftë mjaft frymëzuese edhe në të njëjtën kohë unë mendoj se është mbresëlënëse që të kemi këtë koleksion të këtyre kryeveprave në këtë vendim në Tiranë, në Shqipëri. Edhe për Chagall nuk ishte e lehtë, pasi ishte e vështirë që ta donin edhe pse i kushtoi jetën dashurisë edhe besonte shumë se dashuria është thelbi në art edhe kudo. Edhe ne besojmë se kështu si Chagall, se dashuria për Europën do të na shpëtojë në fund dhe pse shihemi si kandidat të mundshëm, por jo gati, për të hyrë në martesë. Por ne do të këmbëngulim dhe në fund dashuria do të mbizotërojë.

Edi Rama, kryeministër

 

Chagall filloi të prodhonte gravura në Berlin, kur ishte 35 vjeç. Pas kthimit të tij nga Rusia, ai e provoi dorën së pari në gravurat e ekzekutuara për autobiografinë e tij, “Jeta ime”.

Pasi shkoi në Paris Chagall nisi të ilustrojë libra, si “Shpirtra të Vdekur” nga Nikolai Gogol, ‘Fabulave’ e La Fontenit apo dramën “Stuhia” të Shekspirit. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më datën 12 janar 2019.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim

112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim