Grekët drejt zgjedhjeve mes
shqetësimit të përgjithshëm

Grekët drejt zgjedhjeve mes<br />shqetësimit të përgjithshëm
Sytë e gjithë Europës janë kthyer drejt Greqisë, në pritje të zgjedhjeve të së dielës.

Gara duket se zhvillohet mes Demokracisë së Re dhe Syriza-s, por ndalimi i publikimeve të sondazheve që prej 2 qershorit e bën të paqartë se si ka evoluar qëndrimi i elektoratit në dy javët e fundit.

Sipas sistemit elektoral grek, partia që del e para në votime merr automatikisht edhe 50 vende shtesë në parlament, kështu që nëse Syriza del forcë e parë, siç u parashikua pas zgjedhjeve të 6 majit, pozitat e saj në parlament do të forcohen dukshëm.

“Të dielën Greqia do të ndryshojë”, tha lideri i Syriza-s Alexis Tsipras. “Do të lemë pas frikën dhe pasigurinë dhe ata që deshën ta helmojnë popullin me frikë”.

“Të dielën nuk vendoset për Demokracinë e Re, por për Greqinë”, kundërpërgjigjet nga ana e tij Antonis Samaras. “Vendoset mes qeverisjes dhe mosqeverisjes”.

Ndërkohë paniku ka kapur depozituesit që po tërheqin paratë e tyre nga bankat, për t’i dërguar në banka të sigurta gjetiu në Europë. 800 milionë euro në ditë po tërhiqen nga bankat greke në javën e fundit.

Të martën, zyrtarë anonimë të BE thanë për Reuters se po diskutohet varianti I ‘kontrollit të kapitaleve’ nëse Greqia ikën nga eurozona. Kjo do të thotë që të kontrollohet nga jashtë çdo lëvizje kapitali jashtë bankave greke, deri edhe sa mund të tërheqë një grek nga bankomati, në mënyrë që çdo euro në banka të kthehet në dhrahmi.

Kjo rrezikon vetëm ta shtojë ortekun e panikut të depozituesve. Nga ana tjetër duket se edhe ekspertët financiarë të eurozonës nuk do të donin kurrë të përballonin kostot që do të ketë dalja e Greqisë nga euro.

Elektorati grek mbetet mes presionit nga jashtë për të mos bërë aventura dhe për të votuar partitë tradicionale dhe zhgënjimit të tij të thellë pikërisht nga këto parti që e çuan vendin në greminë.

Të dielën, dy ora pas mbylljes së kutive të votimit, kur të dalin rëzultatet e para, parashikimet për të ardhmen e euros do të bëhen edhe njëherë.
(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë