E ndërsa pritet që nesër ti kthehet familjes trupi i 35-vjeçarit Kacifas që u ekzekutua nga RENEA të dielën e kaluar, mediat greke paralajmërojnë që drejt Shqipërisë pritet që të udhëtojnë mbi 2 mijë persona për të marrë pjesë në funeralin e tij në fshatin Bularat.
“Mbi mijë qytetarë të Vorio Epirit përgatiten të shkojnë në Bularat në funeralin e Kacifas, që pritet të kthehet në protestë. Klima në minoritetin grek është përkeqësuar. Ekziston rreziku që marrëdhëniet greko-shqiptare të kthehen prapa 10 vjet për shkak të kësaj ngjarje” shkruan ‘Kathimerini’.
Konstantinos Kacifa u vra 8 ditë më parë nga RENEA, pasi qëlloi me breshëri mbi policinë. Ai nuk pranoi të dorëzohej dhe RENEA e qëlloi. Kacifa njihej si ekstremist grek dhe ishte pjesë e grupeve nacionaliste-ekstremiste greke. Pas vrasjes, familja pati pretendime për trupin e të riut, dhe akuzoi RENEA-n se fillimisht e kishte plagosur dhe më pas e kishte vrarë. Por, pasi pa trupin, avokati pranoi se i riu nuk ishte vrarë nga afër por nga larg. Trupi i Kacifa ndodhet në morgun e QSUT-së në Tiranë, pasi u soll për t’iu nënshtruar për herë të dytë autopsisë, ndërsa nesër pritet që tí kthehet familjes.
Esht peshqesh nga varrezat e pushtuesve grek qe byyhlepiresit tan i aprovuan. Kali trojes vazhdon,dhe antishqiptaret qe na komandoin bejn lojen e tyre.
Përgjigju