Greku Chryssopoulos fiton 
"Ballkanika", Meksi humb në finale

Greku Chryssopoulos fiton <br />"Ballkanika", Meksi humb në finale
Shkrimtari dhe fotografi grek, Christos Chryssopoulos, është shpallur ditën e djeshme fitues i çmimit “Balkanika 2014”. Është hera e parë që juria ndërkombëtare vlerëson me çmim të parë një libër me ese. Kryetari i jurisë e interpretoi këtë fitore si ndjeshmëri ndaj krizës greke. Ndërkaq, romani i shkrimtares shqiptare Mira Meksi shkoi deri në finale. Ka qenë një garë e fortë ajo e çmimit “Balkanika” për të shpallur librin më të mirë të 2014-s. Ditën e djeshme juria ndërkombëtare e mbledhur në Sofje të Bullgarisë, pasi përzgjodhi dy finalistët, shkrimtaren shqiptare Mira Meksi, me librin “Mallkimi i Priftëreshave të Ilirisë” dhe shkrimtarin grek Christos Chryssopoulos, “Në rrugët e Athinës”, vendosi t’ia akordojë çmimin e parë këtij të fundit. Është hera e parë që ky çmim i jepet një libri me ese. Libri i Chryssopoulos-it është botuar në “Acte Sud” në Francë me titullin “Une lampe entre les dents”. Kryetari i jurisë, profesori amerikan Andrew Wachtel, në fjalën e tij, e interpretoi fitoren e librit me ese të shkrimtarit grek si ndjeshmëri ndaj krizës greke.

Më 2013-n shkrimtari grek është nderuar me çmimin “Bataillon” në Francë, për librin më të mirë të huaj.

Christos Chryssopoulos, romancier përkthyes, eseist dhe fotograf, autor i librit “Në rrugët e Athinës”–kronikë athinase. Ai është endur në rrugët e Athinës për disa vite rresht, në një përpjekje për të kuptuar ndikimin e krizës greke mbi qytetin e Athinës.

Christos Chryssopoulos është shkrimtar dhe fotograf. Ai ka lindur në Athinë, dhe ka punuar shumë mbi temën e shkatërrimit të Parthenonit (Actes Sud, 2012), ai imagjinon që dikush rrënon Akropolin dhe pyet se çfarë efekti do të ketë kjo në qytet. Por vepra e tij në Athinë nuk është fiction. Prej shumë vitesh, Christos Chryssopoulos udhëton në rrugët e Athinës, shkruan dhe fotografon se si po ndryshon qyteti.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
   

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Vula e PD-së dhe mundësia anti-korrupsion e partive të reja!

Vula e PD-së dhe mundësia anti-korrupsion e partive të reja!