“Grenlanda i përket grenlandezëve”, deklaroi sot kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ndërsa Donald Trump Junior, djali i madh i presidentit të zgjedhur të SHBA-ve, mbërriti sot në ishullin që është pjesë e territorit të Danimarkës, pasi i ati shprehu sërish qëllimin për ta blerë.
“Ashtu siç tha edhe kryeministri i Grenlandës, Múte Egede, Grenlanda nuk është për shitje,” u shpreh Frederiksen gjatë një interviste për rrjetin televiziv TV2, duke theksuar gjithashtu se “SHBA-ja është aleati ynë më i ngushtë.”
Në dhjetor, Trump deklaroi se dëshiron që Shtetet e Bashkuara të kontrollojnë Grenlandën.
Gjatë mandatit të tij të parë, ai kishte thënë se po mendonte të blinte Grenlandën dhe anuloi një vizitë shtetërore në Danimarkë pasi zyrtarët danezë deklaruan se ky rajon autonom, i cili është pjesë e mbretërisë së tyre, nuk është në shitje.
Në përgjigje të deklaratës së Trump-it, kryeministri i Grenlandës tha se vendi i tij nuk është dhe nuk do të jetë kurrë në shitje.
Së fundmi, presidenti republikan, në një konferencë për shtyp nga rezidenca e tij në Mar-a-Lago, nuk përjashtoi mundësinë e përdorimit të forcës ushtarake për përvetësimin e Groenlandës.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
89.5%
-
Pak
10.5%
-
Nuk kam mendim
0%
Vota total: 38
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Amatorët e Donald Trump
25 Mars, 20:50
-
Skandali në administratën Trump/ Publikohen mesazhet e zv.Presidentit JD Vance: Urrej ta shpëtoj Evropën përsëri (FOTO)
25 Mars, 15:53
-
Shkëmbimi i ashpër në Shtëpinë e Bardhë, Zelensky zbulon detajin që mund të ketë shkaktuar përplasjen me Trump
25 Mars, 14:05
-
Historia e vërtetë pas portretit 'të shtrembëruar' të Donald Trump
25 Mars, 13:25
-
Izraeli krijon agjenci për mbikëqyrjen e largimit të palestinezëve nga Rripi Gazës
25 Mars, 09:12
-
Pas bisedimeve SHBA-Rusi, zyrtarët amerikanë pritet të takohen sot me ukrainasit në Arabinë Saudite
25 Mars, 08:20
-
Kabineti i Trump bën gafën e madhe, i dërgon gabimisht gazetarit planet sekrete të sulmeve në Jemen, zbardhen mesazhet
25 Mars, 07:32
-
Trump do të vendosë tarifë doganore 25% ndaj shteteve që blejnë naftë dhe gaz prej Venezuelës
24 Mars, 21:41
-
Kabineti i Trump bën gafën e madhe, i dërgon gabimisht gazetarit planet sekrete të sulmeve në Jemen, zbardhen mesazhet
24 Mars, 21:30
-
Senatori Bernie Sanders: Nuk duhet ta lejojmë Trumpin të krijojë një qeverisje oligarkike, Musk dhe miliarderë të tjerë s'mund të na drejtojnë
24 Mars, 15:31
-
Trump kritikon portretin e tij në Kongresin e Kolorados: Askujt nuk i pëlqen një fotografi e keqe, hiqeni
24 Mars, 14:30
-
Nëse hyni në SHBA me vizë false, dëboheni përgjjithmonë! Mesazhi i administratës Trump: Kriminelët këtu s’kanë vend!
24 Mars, 12:02
Te ishte Rama,apo Berisha do ja kishin dhene falas !
Përgjigju