Greqi, 1 Maji, protesta dhe greva
kundër masave për kursimin

Greqi, 1 Maji, protesta dhe greva<br />kundër masave për kursimin
GREQI-Sindikatat në Greqi zhvilluan ditën e sotme protesta dhe një grevë të përgjithshme 24 orëshe në nivel kombëtar kundër masave të reja të kursimit në këmbim të zhbllokimit të kësteve të huasë ndërkombëtare.
 
“Qeveria dhe kreditorët kanë shfrytëzuar popullin dhe klasën punëtore prej shtatë vjetësh”, shkruan sindikata e fuqishme e punonjësve të administratës publike “Adedy” ndërsa manifestimet e planifikuara u shpërndanë nga forcat e rendit në Athinë dhe në disa qytete të mëdha të vendit.
 
Sindikatat gjithashtu bënë thirrje të enjten për një grevë të përgjithshme më 17 maj për të protestuar kundër masave të reja të kursimit.
 
Nën presionin e kreditorëve të saj (Bashkimi Evropian, Banka Qendrore Evropiane, Fondi Monetar Ndërkombëtar) qeveria pranoi në prill 3,6 miliardë euro kursime duke ulur pensionet në vitin 2019 dhe një rritje të taksave në 2020. Këto masa do të miratohen në mes të muajit maj nga Parlamenti dhe qeveria shpreson një marrëveshje gjithëpërfshirëse më 22 maj gjatë një takimi të ministrave të Financave të zonës euro.
 
Athina dhe kreditorët e saj janë duke përparuar drejt një marrëveshje paraprake, sipas një burimi të qeverisë sot.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin