GREQI - Në kohën kur në arkat e sigurimeve shoqërore në Greqi ndiejnë vështirësi kolosale për vjeljen e taksave dhe të detyrimeve të të siguruarve për shkak të shtimit galopant të papunësisë, por edhe uljes së pagave, gjë që ka sjellë pakësim të pagesave për sigurimet shoqërore, shpenzimet mujore në Greqi i kapërcejnë 2.3 miliardë euro vetëm për pagesat e pensioneve, pasi numri i pensioneve mujore, bazë dhe shtesë në Greqi shkon në 4 milion pensione në muaj. Ndërkohën që janë duke u shqyrtuar edhe 360.000 kërkesa të tjera për përfitimin e pensioneve.
Sikundër ka deklaruar ministri i Punës në Greqi, J. Vroutsis, numri i pensioneve në muajin gusht ka kapur shifrën prej 2.707 milionë pensionistë, paksa më i pkësuar në krahasim me qershorin dhe korrikun.
Kjo për shkak të prerjes së 8.000 pensioneve, për shkak të 6000 pensionistëve, të cilët kanë ndërruar jetë. Por situata vazhdon të jetë jashtë kontrollit ka deklaruar ministri i punës së Greqis, pasi aktualisht 1.3 punonjës punojnë dhe me të ardhurat e tyre ndaj sigurimeve shoqërore, punojnë për një pensionist. Ndërkohë që kjo shifër pakësohet ndjeshëm po qe se përllogariten këtu edhe të papunët.
Pensioni mesatar mujor në Greqi shkon në 921 euro. Kjo shifër është jo edhe aq reale, pasi ka pensionistë, të cilët përfitojnë pension 360 euro në muaj, ka një tjetër kategori që përfiton pensione mujore mbi 1000 euro, të tjerë që përfitojnë mbi 1500 euro, ndërsa një tjetër kategori e privilegjuar përfitn deri edhe në 3000 euro pension mujor.
Sipas regjistrimeve rezulton se 14.000 pensionistë në Greqi përfitojnë nga 5 deri në 10 pensione në të njëjtën kohë brenda një muaji. Kjo përbën pabarazinë më flagrante, për të cilën Trojka ka kërkuar rregullimin imediat.
864% e pensionistëve përfitojnë nga 1 deri në dy pensione në muaj, 300.000 pensionistë deri në 3 pensione mujore, 50.000 pensionistë deri në 4 pensione mujore.
Sipas shifrave të regjistruara ka edhe një numër shumë të madh shtetasish të huaj që përfitojnë pensione në Greqi. Pas grekëve, pasojnë pensionistët nga Shqipëria, Bullgaria dhe Turqia.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com