Një 32-vjeçar nga Shqipëria është torturuar në mënyrë çnjerëzorë nga dy italianë në ishullin e Rodosit në Greqi. Emigranti shqiptar në Greqi është konfliktuar për një motor me dy italianët, një 40-vjeçar dhe nipi i tij 29 vjeç.
Sipas mediave, 32-vjeçari nga Shqipëria i kishte shitur motorin 40-vjeçarit nga Italia që jetonte në Athinë, por ai ka kërkuar që t’i kthehej një sasi parash, gjë të cilën shqiptari e refuzonte. Për të sqaruar konfliktin italiani ka ftuar në banesë emigrantin shqiptar dhe bashkë me nipin e kanë lidhur në një karrike elektrike.
Mesohët se ata kanë nisur ta godasin me shkarkesa elektrike dhe thika, madje e kishin kërcënuar se do ta vrisnin me sëpatë. Nga torturat çnjerëzore shqiptari ka rënë pa ndjenja, por kur e ka marrë veten dy dhunuesit ishin larguar nga banesa. 32-vjeçari shqiptar është dërguar në spitalin e Rodosit dhe sipas mjekëve gjendja e tij paraqitet e rëndë nga prerjet me thikë dhe shkarkesat elektrike.
Policia sekuestroi në vendin ku ai u torturua 3 thika, një sëpatë, litarët dhe kabëll që ishte përdorur për ta lidhur dhe një pajisje elektrike me të cilën ai ishte goditur disa herë
Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com