Burrat janë më të prekurit dhe paraqesin 82% të vdekjeve nga vetëvrasjet e regjistruara në vitin 2011, por dukuria është në rritje edhe tek gratë, tek të cilat janë regjistruar 84 vdekje, dyfishi i një viti më parë.
Zona e Athinës, ku përqendrohet një e treta e 11 milionë banorëve në vend, është më e goditura me 35% të rasteve, e pasuar nga Maqedonia qendrore (11%) në veri dhe ishulli i Kretës (7,7%) në jug.
Ojq-ja greke Klimaka ka pohuar se këto shifra janë një rekord që prej 50 vjetësh, që kur nisën të maten vetëvrasjet nga ana e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)