Greqi: 6,000 emigrantë "pushtojnë "vendin

Greqi: 6,000 emigrantë "pushtojnë "vendin
GREQI - Autoritetet greke kanë ndaluar qindra emigrantë të cilët kanë pushtuar vendin. Sipas policisë, vetëm gjatë fundjavës janë ndaluar 6,000 persona. Pjesa më e madhe e këtyre emigrantëve mësohet se janë nga Afrika dhe Azia. Një pjesë e tyre u ndaluan, ndërsa 1.600 të tjerë u arrestuan për futje në mënyrë ilegale në Greqi dhe u transportuan më pas në qendrat ku do të kthehen vendlindje.

Greqia ka kohë që është kthyer në vendin kryesorë të hyrjes së emigrantëve nga Azia dhe Afrika, të cilët vijnë në kërkim të një jete më të mirë në perëndim. Por problemet ekonomike si dhe papunësinë çdo ditë e në rritje, po bëjnë që çështja e emigracionit të kthehet në një problem serioz.
Mendohet se rreth 100,000 emigrantë ilegalë futen çdo vit në Greqi, kryesisht nga kufiri i Turqisë fqinje, ndërsa mendohet se më shumë se një milion, jeton në vend. Popullsia e Greqisë është rreth 10 milion banorë.

Ministri Publik i Mbrojtjes Nikos Dendias u shpreh se fluksi i emigrantëve do të vazhdojë. "Vendi ndodhet në një situatë të vështirë", u shpreh ai për Skai TV, "Ajo çka po ndodh aktualisht në Greqi, mund të konsiderohet si pushtimi më i madh i ndodhur që prej kohës së Dorianëve, 3,000 vjet më parë. Vendi nuk ka parë kurrë më parë një fluks të tillë emigrantësh."
Përsa i përket të arrestuarve Dendias tha se të gjithë do të kthehen në atdheun e tyre. Ai shtoi gjithashtu se deri në fund të këtij viti policia llogaritet të ketë ndaluar përafërsisht 10,000 persona.

(ed.ka/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ura e Ibrit, Osmani: Sigurohemi që të mos ketë konflikte! I drejtohet Stanos: Kur kalon në urat e tua s’i kërkon kujt leje

Ura e Ibrit, Osmani: Sigurohemi që të mos ketë konflikte! I drejtohet Stanos: Kur kalon në urat e tua s’i kërkon kujt leje