ATHINE, 23 qershor /ATSH-ANSA/ - Vala e parë e të nxehtit në Greqi për këtë verë pritet gjatë kësaj jave, ndërkohë që shërbimet meteorologjike paralajmërojnë për temperatura deri në 39 gradë Celsius duke filluar nga dita e enjte, njoftoi botimi elektronik i gazetës greke ''To vima''. Temperaturat në pjesën kontinentale të vendit do të arrijnë në 35-36 gradë Celsius dhe 37 gradë në pjesën tjetër të vendit. Pritet që dita e enjte të jetë dita më e nxehtë e javës, me temperatura deri në 39 gradë Celsius. Edhe ishujt në detin Egje do të preken nga temperaturat e larta, shoqëruar me lagështi të madhe./