ATHINË - Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm grek, Evangelos Venizelos shkëmbyen dhurata midis tyre pas një dreke pune.

Ahmeti i dhuroi Venizelosit një pllakë të punuar në bronz me përkrenaren e Gjergj Kastriot – Skënderbeut, transmeton Ina.

Siç mësohet, Venizelos është impresionuar nga kjo dhuratë e Ahmetit. Por nga ana tjetër, shefi i diplomacisë greke ndau gjithashtu një dhuratë, simbol grek, për Ahmetin.

 Delegacioni i BDI-së, i shoqëruar edhe nga zëvendëskryeministri Musa Xhaferi dhe Artan Grubi, u takua edhe me ministrin e Mbrojtjes, Dimitris Avramopulos.

ali ahmeti venizelos
(Në foto: Nga çasti i shkëmbimit të dhuratave, ku duket edhe përkrenarja e Skënderbeut në dorën e Ali Ahmetit).

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)